Ekskluzive: Të hënën votohet qeveria e re

Në fillim të javës së ardhshme Maqedonia e Veriut do të ketë qeveri të re stabile që fokusin kryesorë do t’a ketë përshpejtimin e rrugës për në Bashkimin Evropian mëson ekskluzivisht TS.
TS nga burime të sigurta nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut,  mëson se shumica e re parlamentare do të votohet të hënën.

Numrat janë të siguruar tashmë dhe pritet që të ketë 65 -66 deputetë pro qeverisë se re LSDM- BDI, ASH dhe PDSH.

Pas formimit të Qeverisë së re shumica Parlamentare do të rritet akoma edhe ate dy deputet shqiptarë pritet të kalojnë së shpejti duke u rreshtuar në rrugën për një front të përbashkët drejt BE-së.

Qeveria e re stabile do të fokusohet në çështjet thelbësore të vendit që duhet t’i hapë negociatat për anëtarësim në BE si dhe duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese.