Qytetarët e Maqedonisë me moshë më të re se mesatarja e vendeve të BE-së

Mosha mesatare e popullsisë së BE-së vitin e kaluar ishte 44,4 vjet, që është rritje prej 2,5 vitesh në krahasim me vitin 2012. Në Maqedoni, nga ana tjetër, mosha mesatare është 41,1 vjeç, ndërsa një dekadë më parë ishte 36,4, tregojnë të dhënat të cilat janë publikuar nga Eurostat.

Qiproja ka popullsinë më të re në BE me mesatare prej 38 vjetësh, ndërsa Portugalia (46.8) dhe Italia (48) kanë më të moshuarit.

Në periudhën 2012-2022, mosha mesatare e popullsisë u rrit në të gjitha vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Suedisë, ku u ul nga 40.8 në 40.7 vjeç.

Nga vendet e rajonit popullsinë më të vjetër e ka Greqia ku mosha mesatare është 46.1 vjeç, Kroacia me 45.4, Bullgaria 45.1, Serbia 44.1. Mali i Zi ka popullsinë më të re me 39.4 vjeç dhe Shqipëria me 38 vjeç, por në dekadat e fundit ka pasur rritje të moshës mesatare përkatësisht me 2.5 dhe 4.8 vjeç.