Furkan Uçar, i cili humbi gruan dhe foshnjën 22-muajshe nga tërmeti, ka vdekur gjithashtu. Tragjedia e rëndë është regjistruar në Turqi, ku burri i familjes së vogël, është gjetur i vdekur pak ditë pas lajmit të rëndë se kishte humbur dy njerëzit e shtrenjtë për të.
Fatkeqësisht ai nuk do të mund ta përballonte më shumë dhimbjen dhe ka gjetur vdekjen, duke lënë pas edhe një sërë deklaratash si në media, ashtu edhe të shkruara ku shprehej se:
“Po përpiqem të provoj se nuk mund ta jetoj dhimbjen time dhe të mos vdes tani. Kushdo që e bëri këtë më vrau sa isha gjallë”.
Familja me tre anëtarë kishin shkuar te prindërit e të ndjerit, por fatkeqësisht kishin shkuar aty dhe ku ndodhi tragjedia e rëndë, nga e cila vdiqën gruaja, vajza, vjehrri, vjehrra, gjyshja dhe halla e Furkan Uçarit, të cilët u gjetën të pajetë nën rrënoja.
Babai i pikëlluar, i cili varrosi gruan e tij të dashur dhe vajzën e tij, emrin e së cilës ia vuri në vendin e punës, vuri në qafë unazën e gruas dhe në dorë byzylykun e së bijës. Por, ai u nda nga jeta për tu bashkuar me ta në botën e përtejme.