8 kanale televizive turke kanë mbledhur më shumë se 6 miliardë dollarë gjatë një aksioni ndihmash për të mbijetuarit e tërmeteve të javës së kaluar që goditën 11 provinca duke prekur miliona njerëz. Kanalet kryesore transmetuan drejtpërdrejt fushatën e quajtur “Turqia, një zemër”. Fushata arriti të gjeneronte më shumë se 6.1 miliardë dollarë. U dërguan më shumë se 9 milionë SMS dhurimi. Transmetimi i përbashkët mblodhi figura kryesore të kulturës, artit, biznesit dhe sportit për të mbështetur të prekurit nga tërmeti. Edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama telefonoi drejtpërdrejt gjatë transmetimit të fushatës “Turqia, një zemër” ku deklaroi se do të dhuronte 1 milionë euro në emër të popullit shqiptar. Rama përmendi ndihmën që dha Turqia për Shqipërinë kur u prek nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.