Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik i ftojnë të gjithë profesionistët e medias në një marsh protestues të premten (17.02) që do të nisë nga Qeveria e RMV-së deri para Kuvendit, ku të bashkuar do të shprehim pakënaqësinë tonë për sulmet ndaj gazetarëve, fyerjet dhe poshtërimet nga politikanët, konkurrenca e pandershme, kushtet e pasigurta në të cilat punojnë gazetarët, gjendja e keqe socio-ekonomike.
“Gjatë marshimit do të dërgohen mesazhe nga përfaqësuesit e SHGM-së dhe SPGPM-së, ndërsa kërkesat e mëposhtme do t’i dërgohen Qeverisë dhe Kuvendit.
– Miratimi urgjent i ligjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me të drejtat e gazetarëve dhe punën e mediave, dhe zbatimin e tyre në mënyrë të përpiktë
– Funksionarët shtetëror dhe politikanët të respektojnë gazetarët dhe kameramanët
– Të ndalojë PR-i agresiv shtetëror
– Mbështetje për gazetarët dhe mediat lokale
– Respektimi i të drejtave të punës së gazetarëve dhe punonjësve të medias
– Kushte të sigurta pune për gazetarët dhe punonjësit e medias”, thuhet në njoftimin e SHGM-së