Në orët e para të ditës së sotme në pikën kufitare “Tabanoc” janë arrestuar tre persona nga Kosova, pasi të njëjti në kontrollimin e dokumenteve kanë paraqitur dokumente identifikimi të personave tjerë.
Shtetasit e Kosovës i janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB-Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
“Me datë 15.02.2023 në ora 02:00 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.E.(18), B.L.(22) dhe M.I.(23), të gjithë nga Kosova.
Pasi gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se të tre gjatë kontrollimit kanë dorëzuar dokumentet e udhëtimit të personave të tjerë”, thonë mes tjerash nga MPB.