Mustafa Barotçiu
Mustafa Barotçiu lindi në vitin 1876 në Starovë, në një familje me tradita kombëtare. Mësimet e para i kreu në Ohër, ku ishte vendosur në ndërkohë edhe familja e tij, në lagjen “Salaj male”, ndërsa shkollën e mesme e vazhdoi në Shkup. Në vitet 1905-1907, punoi në administratën osmane në Manastir.
Pas Kongresit të manastirit 14-22 nëntor të vitit 1908, bëhet një nga veprimtarët e Klubit “Bashkimi”. Bashkëpunoi ngushtë me Hamdi bej Ohrin, Zydi bej Ohrin, Murat Sojliun, Abdulla Rushitin dhe Fehmi Zavallanin. Në vitin 1909 ishte përfaqësues në Kongresin e Dibrës. Ai ka dhënë një kontribut të çmuar dhe ndihmesën e tij për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe , duke hyrë në marrëdhënie me Klubin e Stambollit dhe shoqëritë patriotike të Bukureshtit.
Në vitin 1912 u përfshi në kryengritjen antiosmane dhe u dërgua nga Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga në mision në Malësinë e Kurbinit për të ndërlidhur veprimet me kryengritësit e kësaj Malësie.
Në gjysmën e dytë të vjeshtës së tretë /nëntor/ të vitit 1912, Mustafa Barotçiu u zgjodhe delegate i Strugës, Ohrit dhe Starovës në Kuvendin historik të Vlorës.
Më 21 nëntor të vitit 1912, pas takimeve që u zhvilluan me parinë dhe atdhetarët e Ohrit dhe Strugës, Mustafa Barotçiu dhe patriotët e kësaj zone i dërguan telegram Bashkësisë së Vlorës dhe Ismail Qemalit me këtë përmbajtje:”Net ë nënshkruemit shqiptar të Ohrit, marrim pjesë me mburrje në veprimet e bashkimit kombëtar për me shpëtua Atdheun tonë nga gremina e rrezikut në të cilën ka rënë si dhe në vendimet që do të jepen për këtë punë” (Lef Nosi në dokumente historike nr.1 faqe 8, Elbasan, mars 1924).
Në dokumentet e këtij Kuvendi shënohet se “Erdhi një telegram nga z. hamdi bej Ohri dhe Mustafa Efendiu me të cilin thotë se po vijnë edhe ata delegatë të Ohrit dhe Strugës” (Lef Nosi në dokumente historike nr.1 faqe 120, Elbasan, mars 1924).
Pas këtij telegrami të dërguar prej tyre, nga Elbasani, në rrugëtim e sipër, Kuvendi i Vlorës njofton në mbledhjen e datës 7 dhjetor 1912 se midis delegatëve kishin mbërritur edhe Mustafa Barotçiu…