“Të gjitha projektet infrastrukturore për autostradën Kërçovë-Ohër kanë përfunduar, dhe në fillimin të vitit të ardhshëm bashkëqytetarët e mi do të ngasin në autostradën Kërçovë-Ohër”. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi për TV 24, ku u përgjigj në shumë pyetje nga ekonomia.
Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se autostrada Kërçovë-Ohër kishte 130 projekte infrastrukturore të pamiratuara, që do të thotë se çdo metër nga autostrada nuk ka pasur projekt infrastrukturor.
“Bëhet fjalë për 50 kilometra në të cilat 130 projekte infrastrukturore aspak nuk janë skicuar, projektuar, miratuar, toka nuk ka qenë as e transformuar e as e shpronësuar. A e dini se çfarë do të thotë të bëni 130 projekte infrastrukturore prej se ka filluar, dhe për këtë na duheshin 3,5 vite, por tashmë kjo punë ka mbaruar. Për këtë askush nuk flet sepse nuk mund ta shohin në mënyrë administrative, dhe ky ishte kusht për ta bërë aneksin, me projekte të përfunduara infrastrukturore, shpronësime të përfunduara, transformim të përfunduar”, deklaroi zëvendëskryeministri Bytyqi.
Në pyetjen se kur do të mund të ngasin qytetarët në autostradën Kërçovë-Ohër, Bytyqi tha se më 31.12.2023, të gjithë kontraktorët kanë afat për ta bërë këtë dhe nëse deri në atë datë nuk është e mundur të lëvizet në 95% të seksionit, sepse 5% janë rrugët anësore, dikush do të mbajë përgjegjësi serioze në këtë vend dhe kjo është një zgjidhje sistematike e gjërave.
“Mbaroi koha e ndejave nëpër kafene dhe negociatave për të fituar edhe një vit tjetër. Jo, 31.12.2023 është afati i fundit në të cilin bashkëqytetarët e mi nga Ohri do të mund të udhëtojnë drejt Shkupit në autostradën Kërçovë-Ohër”, tha Bytyqi.