Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pret që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, të nisin në fund të këtij viti.
“Synimi është që të nisin negociatat këtë vit dhe ky nuk është vetëm qëllim, po synim i madh”, ka thënë Zelensky në Kiev, në një konferencë të përbashkët me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
“Ukraina dhe BE-ja, ne jemi një familje. E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, theksoi ai, pa përmendur afate kohore, shkruan REL.
“Vendosmëria juaj për të çuar vendin përpara lë mbresa”, u shpreh von der Leyen.
Ajo e ka pranuar se Ukraina ka bërë disa reforma, pavarësisht luftës, mirëpo ka shtuar se procesi për anëtarësim në BE nuk ka “afate të vrazhda kohore”.