Ik, E ik, O strugan, E lë vatan – Prof.Dr. Bexhet Asani nga Struga

Bexhet Asani MAKARONIKE

Ik,
E ik,
O strugan,
E lë vatan!

Ik,
E ik,
Si prespan,
E dibran –
Atdheu mbeti
Hej viran…!

Ç’ është kjo hata,
Ç’ na gjeti?
Iku tërë,
Mileti.

Ikin,
Ikin të krishterë,
Ikin mysliman’,
Braktisin,
Vatan..!

Çështë ky shekull?
Ikin,
Sikur mos kenë,
Për të ngrënë,
Asnjë,
Petull’..!

Pa nam,
Pa nishan,
Në mërgim,
Ç’ është,
Kjo gjëmë!?
Ç’ është,
Ky mallkim!?

Për një punë,
Apo aktivitet,
“Mësuesja”
Thërret:
“Gud xhab!”
Nuk do t’ ia di,
As për flamur as
Për shkab’!

“Kalimera”!
“Kalispera”!
Si cicërima zogjsh,
Përshëndesin,
Fëmijët,
Që te dera.

“Buone vacanze!”
Vemi në Albani,
Kosovë,
Maqedoni,
Kur të kthehemi,
Që andej,
T’ ia puthim pragun,
Tonës shtëpi..!

“Mersi!”
Shqiptarët,
Botës –
Lindin Fëmi’..!

Të griu,
Të përbiu,
Ky asimilim,
Te bishti i gjarprit,
Do të gjesh shpëtim..!?

Atëherë,
Për be:
Do të ruash fe..!
Se hyjnorja,
Shqipe,
U “zhduk”,
Nga ky dhe..!

Bloomingdale, më
11 qershor 2017 NJU XHERZI

(Nga libri më i ri në dorëshkrim)