Republika e Maqedonisë së Veriut mund dhe duhet të jetë pjesë e Evropës së sotme, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën vjetore “Viti i mundësive të reja”, që do të zgjasë dy ditë. Ai theksoi se ka zgjidhje për përmirësimin e standardit të qytetarëve nëse mbetemi të përkushtuar ndaj prioriteteve dhe kemi krijuar parakushte për këtë.
Kovaçevski, duke iu referuar të arriturave të vitit 2022, tha se Qeveria ka arritur t’i mbrojë qytetarët nga rritja enorme e çmimit të ushqimeve si pasojë e krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë. Është rritur paga mesatare, por edhe pensionet të cilat do të rriten edhe këtë vit. Rritja e pensioneve, shtoi ai, është e garantuar me ligj.
Kryeministri Kovaçevski thekson se ka investime të reja, ka edhe investime në investime kapitale, janë bërë një sërë zgjidhjesh sistematike, ka edhe prodhim vendor të ushqimit dhe energjisë.
Në fjalën e tij ai informoi në detaje se çfarë është bërë në vitin 2022 dhe çfarë planifikohet në vitin 2023 në të gjithë sektorët, subvencionet dhe masat për të ndihmuar kompanitë dhe qytetarët.
“Planet e Qeverisë kanë për qëllim që të sigurojnë standard më të mirë dhe kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët edhe në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike botërore”, theksoi ndër të tjera Kovaçevski.
Në konferencë do të mbajë fjalim edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Gjatë dy ditëve të konferencës janë planifikuar gjithsej tetë panele me tema të ndryshme.
Qëllimi i konferencës është që së pari të bëjë një përmbledhje të asaj që është bërë në vitin 2022 përmes diskutimit, si dhe të japë drejtime dhe vizione për vitin 2023.
Paneli i parë “Integrimet në BE dhe proceset e reformave” do të diskutojë procesin e integrimit evropian, skriningun, fondet evropiane, reformat sociale, si dhe sundimin e ligjit dhe vlerat evropiane.
Në panelin e dytë “Projektet kapitale dhe infrastrukturore për cilësi më të mirë të jetës dhe zhvillim kulturor në kushte krize” do të diskutohen investimet kapitale në infrastrukturë, arritjet dhe planet, si dhe investimet kapitale të realizuara dhe të planifikuara në arsim, kulturë dhe mjedis jetësor.
Në panelin e tretë, “Investimet dhe rritja ekonomike në kushte krize”, do të diskutohet për kushtet dhe mundësitë që do të ofrojnë investime direkte të huaja dhe vendase shtesë, do të ofrojnë vende të reja pune, një standard më të lartë, por edhe drejtimet e përgjithshme për rritjen ekonomike në kushte të krizës.
Në panelin e katërt “Politikat sociale dhe shëndetësore në kohë krize”, do të bisedohet për efektet e masave antikrizë, prezantimin e metodologjive të reja për rritjen e pagave minimale dhe mesatare, si dhe metodologjinë e re për rritjen e pensioneve, si dhe politikat shëndetësore në të kaluarën dhe vitin e ardhshëm.
Gjatë ditës së dytë të konferencës do të mbahen edhe katër panele.