Sektori i turizmit, pesimizëm për dalje nga kriza

Përkundër njoftimeve pozitive që vijnë se këtë vit vetëm përmes një operatori turistik, Ohrin dhe Strugën do ta vizitojnë 15 mijë turistë, të punësuarit në këtë sektor nuk janë optimistë se do të dalin nga kriza. Rritja e çmimeve të produkteve dhe energjisë e shtrinë turizmin për tokë. Besojnë se pasojat do të ndihen në periudhën që vjen.

“Shteti duhet të ndërhyjë sa më parë. Është organi që duhet të përfshihet për të mbajtur gjallë këtë pjesë të ekonomisë dhe pa ndërhyrjen e tij nuk do mund të flasim për mbijetesën e mëtejshme të këtij sektori. Është një situatë e vështirë që pa ndërhyrjen e shtetit, viktimat do të jenë të mëdha dhe do të rezultojë me mbylljen e një numri të madh biznesesh”, tha Kliment Naumov- ciceron turistik..

Kudo në botë dhe në rajon shteti në një situatë të tillë duhet të ndërmarrë hapa dhe masa për zbutjen e krizës, shton Naumov. Por Agjencia e Promovimit të Turizmit është optimiste.

“Interesimi për tregun turistik të Maqedonisë është rritur dhe destinacioni ynë gjithnjë e më shumë po përfaqësohet në programet e operatorëve turistikë nga Holanda, por edhe në përgjithësi në atë pjesë të Evropës”, thonë nga Agjencia për Mbështetjen e Turizmit.

Në 10 muajt e parë të vitit të kaluar, numri i turistëve të huaj nga numri i përgjithshëm i vizitave për vitin 2022 ishte 55%, ndërsa pjesa e turistëve vendas ishte 45%. Vendet e synuara janë Polonia, Serbia, Bullgaria, Shqipëria, Kosova dhe Turqia. Vitin e kaluar, pjesëmarrja e turistëve nga këto vende në numrin e përgjithshëm të turistëve të huaj dhe të bujtjeve ishte 30%./Alsat.mk