Mbrëmë pas mesnate, zyrtarë policor nga Departamenti i policisë së uniformuar nga rajoni Sektoreve për Punë të Brendshme në Shkup, Manastir, Ohër, Kumanovë, Veles dhe Tetovë, në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë për të Ardhura Publike, siç njofton KlanM, kanë zbatuar aksion kontrolli nëpër objekte hotelerike, sic thonë nga MPB-ja, në 185 lokalitete.
Gjatë kësaj, sic thonë nga MPB-ja, janë konstatuar 5 shkelje për prezencën e të miturve pas orës 12 të natës në rajonet e lartëpërmendura.
Gjatë kontrolleve, siç njofton KlanM, është konstatuar edhe një shkelje sipas nenit 80 të Ligjit për armë, në rajonin e Çairit, ku tek një 25 vjecar me iniciale D.T është gjetur dhe konfiskuar një thikë, si dhe dy shkelje të ligjit për letërnjoftime në rajonin e Kumanovës.
Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, për shkak të parregullsive të konstatuara, sic njofton KlanM, janë mbyllur dy objekte hotelerike – njëri në Saraj kurse tjetëri në fshatin Arnaqi.