Reshje të lehta bore në një pjesë të rrugëve, bllokime nuk ka

Reshje bore me intensitet të dobët sonte po vërehen në Kriva Pallankë, Krushevë, Pavleshenc dhe Berovë, por për momentin nuk paraqesin pengesë për qarkullim.

LAMM informon se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.