Kanadaja do t’ia dhurojë Ukrainës katër tanke Leopard

Kanadaja do të dërgojë katër tanke Leopard 2 në Ukrainë, njoftoi të enjten ministrja kanadeze e Mbrojtjes, Anita Anand.

Ato do t’u sigurojnë ushtarëve ukrainas një avantazh taktik për shkak të “lëvizshmërisë së tyre të shkëlqyer dhe fuqisë së zjarrit” dhe do t’i mundësojnë Ukrainës të rimarrë edhe më shumë territore.

Tanket janë të gatshme për luftë dhe do të dërgohen gjatë javëve të ardhshme, tha Anand, duke shtuar se një numër anëtarësh të forcave të armatosura kanadeze do të trajnojnë ushtarët ukrainas, raporton cnn.

Ministri i Mbrojtjes vuri në dukje gjithashtu se numri i tankeve të premtuara mund të rritet “pasi koordinojmë planet e dhurimit dhe mbështetjes me aleatët tanë” dhe punojmë së bashku për të grumbulluar municione dhe pjesë këmbimi.

“Tanket nuk janë të lehta për t’u mirëmbajtur, por mbajtja e tyre do të jetë thelbësore për suksesin dhe fitoren e përgjithshme të Ukrainës”, tha ajo, duke treguar kompleksitetin e operacionit të tyre.

Ndryshe, Kanadaja do të diskutojë se si të sigurojë “suksesin afatgjatë të donacioneve tona”, me Gjermaninë, Finlandën, Portugalinë, Spanjën dhe Holandën.