Burime të BE-së: Pa ndryshime Kushtetuese ndërpriten negociatat me BE-në

RMV-ja nisi negociatat aderuese me BE-në më 19 Korrik 2022 dhe për momentin në vazhdë e sipër është skriningu dypalësh që realizohet me sukses dhe duhet të përfundojë deri në fund të vitit. Që të nis faza e dytë e negociatave aderuese, sic pwrcjell KlanM, kusht janë ndryshimet kushtetuese dhe padyshim progresi në reformat.

Sipas burimeve të BE-së, ky obligim del nga bisedimet dypalëshe RMV-Bullgari për futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Bëhet fjalë për zgjedhje sovrane të vendit, kurse sipas shembujve të deritashëm RMV-ja ka një dosje të fuqishme lidhur me marrëdhëniet ndëretnike.

Sipas burimeve të BE-së, sic pwrcjell KlanM, mbetet të shihet nëse do të arrihet konsensusi për sigurimin e shumicës së nevojshme prej dy të tretave në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, kurse momenti kritik do të jetë përfundimi I skriningut në fund të vitit. Nëse kjo nuk ndodh, procesi do të ndërpritet – paralajmërojnë nga BE-ja.

Marrëdhëniet ndërfqinjësore janë pjesa kyçe e negociatave aderuese dhe në këtë kontekst pritet zbatimi I marrëveshjeve dypalëshe si Marrëveshja e Prespës dhe Traktati I Miqësisë me Bullarinë me vullnet të mirë nga të gjitha palët – thonë nga BE-ja duke shtuar se Brukseli nuk dëshiron të importojë konteste.