Dinamika e hapjes së firmave të reja ka mbajtur nivelin e vitit 2021. Në vitin 2022, sic përcjell KlanM, janë hapur 8.665 firma të reja, kurse në 2021 ishin hapur 8.662 – tregojnë të dhënat e BiznisMrezha.mk, të përditësuar deri më 16 Janar.
Portali “Pari”, sic përcjell KlanM, ka bërë analizë se kur janë hapur më shumë firma, cilat qytete kanë shfaqur interes për investime të reja dhe çfarë firmash janë hapur.
Të dhënat tregojnë se më shumë firma janë hapur në Shtator – 1.497. Aktivitetet investuese hovin e kanë marrë edhe në Gusht kur janë hapur 1.179 kompani.
Të dhënat që janë analizuar nga portali “Pari”, sic percjell KlanM, tregojnë se tregtarët kanë shfaqur më shumë interes vitin e kaluar për hapjen e firmave të reja – 1.975 kompani në sektorin Tregti me shumicë dhe pakicë.
Viti i kaluar përfundoi me 5 qytete, të cilët edhe në vitin 2021 ishin vende me më shumë firma të hapura. Në “pesëshen” e parë, sic përcjell KlanM, vitin e kaluar ishin Shkupi, Tetova, Manastiri, Kumanova dhe Gostivari.
Në Shkup, në vitin 2022, janë hapur 3.359 firma, në Tetovë – 479, Manastir – 415, Kumanovë – 382 dhe Gostivar – 324 firma të reja.