Kryeministri Dimitar Kovaçevski për sonte ka caktuar takim liderësh me liderët e partive të koalicionit qeveritar, mëson PRESSonline nga burime partiake.
Në takim siç mëson PRESSonline.mk do të diskutohen temat kryesore ekonomike dhe politike dhe ajo që është aktuale, ballafaqimi me krizën energjetike, integrimi i vendit në BE.
Po ashtu, pritet të diskutohet edhe për ndryshimet kushtetuese si dhe shtimin e shumicës parlamentare edhe më një ose disa parti më të vogla opozitare.
Edhe kryeministri Kovaçevski në deklaratë për media ka bërë të ditur se për sonte është paraparë takim me një pjesë të mirë të partnerëve të koalicionit.