Pendarovski – Turkoviq: Perspektivat evropiane të të dyja vendeve janë në drejtim të ndërtimit të një rajoni të fortë

Perspektivat evropiane të të dyja vendeve janë në drejtim të ndërtimit të një rajoni të fortë dhe të qëndrueshëm, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe Ministren e Punëve të Jashtme t[ Bosnje e Hercegovinës, Bisera Turkoviq.

Në takim, bashkëbiseduesit, siç njoftuan nga kabineti i Pendarovskit, konfirmuan marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

Pendarovski dhe Turkoviq shkëmbyen mendime për integrimet evropiane të dy vendeve, për rolin e Bashkimit Evropian në rajon në aspektin gjeopolitik aktual dhe theksuan rëndësinë e zbatimit të proceseve kyçe reformuese.

Presidenti Pendarovski rikonfirmoi mbështetjen e vendit tonë për aspiratat evropiane të BeH-së, si dhe shprehu gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave në lidhje me procesin integrues në NATO, duke shtuar se perspektivat evropiane të të dyja vendeve janë në drejtim të ndërtimit të një rajoni të fortë dhe të qëndrueshëm.

Në takim, presidenti Pendarovski dhe ministrja Turkoviq shkëmbyen informacione për sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni në aspektin e situatës politike, ekonomike dhe të sigurisë.