KUJDESI PËR KAFSHËT E PASTREHËR – QENT!
Problemi me qent nuk zgjidhet duke i vrarë, edhe pse ndonjëherë ky akt mundet të justifikohet si në rastin e tërbimit të tyre! Është etike të kujdesemi për ta, tu sigurohet ushqimi,mandej sterilizimi i qenve femra dhe tredhja e qenve meshkuj! Kafshët e kanë të drejtën e jetës, ashtu si edhe njerëzit! Natyra pa zhurmën e kafshëve do të mbetet pa gjallëri dhe bukuri, vetë natyra do të humbas natyrën e saj!
Siguria e kafshëve shtëpiake do të ndryshojë nëse ndryshon qëndrimi i njeriut ndaj tyre! Kafshët nuk kanë ideale, religjion, parti, ideologji, prandaj nuk kanë arsye të sulmojnë nëse nuk janë të uritur. Kafshët shtëpiake, të shtyr nga instinkti i mbijetesës, bëhen bredhës agresiv dhe më të rrezikshme se bisha,por kur ushqehen mirë janë të buta si delet! Në Turqi, në të gjitha qytetet dhe vendbanimet, ndërtohen shtëpiza të vogla me dhoma të veçanta ku bashkia dhe qytetarët vendosin ushqime gjatë gjithë vitit për ta mbrojtur jetesën e tyre. Këto kafshë endacake nuk janë agresive, sepse instinktivisht e dinë ku do ta gjejnë ushqimin e tyre dhe e kanë zhvilluar ndjenjën se njerëzit kan kujdes ndaj tyre! Komuna e Strugës duhet të bëhet shembull për ta zbatuar modelin turk se si duhet të kujdesemi për kafshët e rrugës, që të pengohet agresiviteti i tyre dhe mos paraqesin rrezik potencial për qytetarët! Nëse e ushqeni qenin e uritur,ai nuk ka arsye që t’ju kafshojë, por do t’ju shohë si një mik të dashur me shumë besim dhe dashuri!
-Prof.Muhamet Borova