Gjatë fundjavës ulje e ndjeshme e temperaturave
Metereologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut. Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, sic njofton KlanM, thotë se gjatë pasditës dhe në orët e mbrëmjes, lokalisht reshjet e shiut do të jenë intensive me mbi 30 litra në metër katror dhe vende-vende do të ketë bubullima. Ndryshimi I motit sipas sinoptikëve ka të bëjë me aktivitetin e ciklonik në gjirin e Gjenovës.
Do të vazhdojë të fryejë erë e përforcuar nga drejtimi jugor me mbi 70 kilometra në orë. Për shkak të reshjeve të shiut, sic percjell KlanM, paralajmërohen përmbytje lokale.
Nga nesër, sic njofton KlanM, metereologët paralajmërojnë, ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshjet e shiut në viset më të larta gradualisht do të kalojnë në reshje bore.
Në viset malore do të formohet shtresë dëbore, kurse në disa vende më të ulëta, të shtunën, pritet të formohet shtresë më e vogël e dëborës.