Rrëzohet helikopteri në Kiev, humb jetën ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe 15 persona të tjerë

16 persona, mes tyre edhe ministri i Brendshëm i Ukrainës, kanë vdekur pasi një helikopter me të cilin po udhëtonin u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në periferi të Kievit.

Mes viktimave janë edhe 2 fëmijë, ndërsa 10 të tjerë po kurohen në spital. Ministri Denys Monastyrsky ishte me tetë persona në helikopter në momentin e rrëzimit. Gjithashtu kanë vdekur edhe zv.ministri dhe sekretari i shtetit, konfirmuan zyrtarë ukrainas.

Pas rrëzimit të helikopterit, në kopshtin aty pranë ra zjarr dhe fëmijët me stafin u larguan nga godina.