Nga Liri Lena
Përkujtim për Jusuf Gërvallën
Nuk e di çfarë ditë e javës ishte por data ishte 17 Janar 1982. Kur hyra në zyrë lajmin ma kumtoi kolegu Vait Emini. Ai ishte përkthyes dhe lektor i Radios shqip të Shkupit. Shkonte i pari në punë dhe menjëherë niste shfletonte Tanjugun. Sapo hyra në zyrë e pash pamjen e fytyrës së tij të vrenjtur. Fjalia e parë që e tha pa u përshëndetur ishte’ E kanë vrarë Jusuf Gërvallën”. U përpoqa në atë moment të mos shfaq ndonjë pikëllim,ose reagim tjetër se asokohe edhe muret dëgjonin dhe shihnin dhe regjistronin. Vetëm pyeta, se ku e kanë vrarë. Është vrarë në Gjermani, afër Shtutgardit. Në këtë qytet unë kisha qenë si student 1972, pra dhjetë vjet më parë. Pastaj Zoti Emini ma ofroj lajmin e tanjugut në origjinal për ta lexuar. Lajmi ishte qëndisur me mjeshtri profesionale udbashe. Organizatat terroriste shqiptare na emigracion mbrëmë kanë qëruar hesapet njëra me tjetrën, me ç’rast ka mbetur i vrarë Jusuf Gërvalla dhe dy shashkëpuntorë te tij.
Pas kësaj vrasje filluan të vinin edhe reagime nga më të ndryshme. Për dorasit, për porositësit, për spiunët brenda Jusuf Gërvallës e deri te akuza nga “patriotë të mëdhenj” se kur të hysh asaj rruge duhet t’i kesh marrë të gjitha masat e sigurisë dhe të veprimit.
Jusufin e kam parë disa herë. Më të nuk kam biseduar. E kam para në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, e kam parë në Shkup te teatri i kombësive, e kam parë gjatë mbrojtjes së temës së magjistraturës në Prishtinë, para profesor Ali Hadrit, Rexhep Qoses dhe tjetri nuk e di kush ishte. E kishte zgjedhur temën për shkrimtarin Ismail Kadare. Natyrisht se e mbrojti me sukses , edhe pse kishte mjaftë ndërhyrje të Profesorit Rexhep Qose, por jo vërejtje të qëllimshme. Por më së shumti seç e kamë parë, atë e kam dëgjuar. Nuk mund të them sa herë e kam degjuar këngën për Nënën.
Lavdia e përcjelltë gjithmonë Jusuf Gërvallën.