Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook”, një nga lajmet më të rëndësishme për realizimin e projektit historik lidhur me Korridorin 8.
Grubi njofton se janë tejkaluar të gjitha pengesat fillimin e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor, Korridorit 8.
Ai gjithashtu njofton se Komisioni Komisioni shtetëror për ankesat mbi furnizimet publike hodhi poshtë ankesat e dy kompanive, “Hill” dhe “Ingerop” dhe zgjodhi si konsulent dhe mbikëqyrës të punimeve, konzorciumin ndërkombëtar IRD Engineering, njofton indeks.mk
Njoftimi i plotë:
Po tejkalohen një nga një të gjitha pengesat për fillimin e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor, Korridorit 8.
Komisioni shtetëror për ankesat mbi furnizimet publike konfirmoi korrektësinë juridike të procedurës për përzgjedhjen e konzorciumit ndërkombëtar IRD Engineering si konsulent dhe mbikëqyrës i punimeve, duke refuzuar ankesat e parashtruara nga dy kompanitë, “Hill” dhe “Ingerop”.
Tejkalimi i suksesshëm i këtij hapi procedural mundëson nisjen e shpejtë të ndërtimit të autostradës që ka rëndësi të madhe strategjike për zhvillimin e vendit dhe rajonit.