Garip Kaba: Me shkas/Përvjetori i Masakrës së Reçakut!
Çfar ndodhi pas 15 janarit(masakrës së Reçakut)?!
Faktori ndërkombëtar dëgjoi dhe mori vesh se në Kosovë bëhen krime të pa para ndaj popullatës së pa armatosur dhe civilëve të pa fajshëm.Në këtë periudhë kur Ushtria Çlirimtare e Kosoves,vazhdonte të konsolidohej dhe të luftojë në zona të ndryshme të Kosovës,Aleanca Veri Atlantike(Nato)pregatitet për vendime të rëndësishme strategjike,sulm mbi bazat ushtarako-policore të Jugosllavisë së atëhershme,për të shkatërruar dhe dobësuar fuqinë vrastare të maqinerisë sllave.Masakra e Reçakut ishte paravan i sulmeve të Nato-s në Kosovë që zgjatën nga 24 marsi 1999 deri ne 11qershor 1999.Dhuna dhe brutaliteti shtyu kancelaritë ndërkombëtare sidomos Shba-të që të inicojnë një marrëveshje ndërkombëtare për ndërprerjen e luftës.Konferenca e Rambujesë e cila filloi më 6 shkurt dhe përmbyllja e saj me bisedime pa marrëveshje me 23 shkurt,krijon alibi që NATO dhe diplomatët ndërkombëtarë në krye me z.Richard Holbruk,Javier Solana,Vesli Klark dhe të tjerë,të pregatiten për sulme ajrore sepse diplomacia nuk arriti të ketë sukses.Pas sulmeve të Nato-s që filluan më 24 mars 1999,ushtria dhe policia sërbo-jugosllave ndërrmerr aksione të pa para dhe të koordinuara ndaj popullatës civile për ti përzënë shqiptarët nga trojet e tyre,shtëpitë dhe vatrat shekullore.Në ndërkohë popullata e përzënë me dhunë,kishte filluar të braktise shtëpitë dhe në mënyrë masovike çdo ditë e më tepër u shpërngulen përkohësisht në vende të ndryshme të trojeve ku jetojnë shqiptarët:Shqipëri,Maqedoni,Mal të Zi etj.Më kujtohet si sot,me që në at kohë Partia Demokratike Shqiptare me strukturat e veta ishte e organizuar politikisht dhe në zyrat e saj filluan aktivitetet e para për mobilizim të përgjithshëm në çdo aspekt,në logjistik,pritjen dhe sistemimin e”Refugjatëve”në shtëpitë e shqiptarëve të cilët në mënyrë të organizuar,kishin filluar ti presin në pika të ndryshme të qytetit të Strugës.Pjesa më e madhe e qytetarëve kemi bërë pritjen e organizuar në parkun e qytetit pranë plazhit afër stadiumit të qytetit.Në këtë ditë kritike duhet potencuar faktin që u hap lajmi që presidenti maqedonas i asaj kohe z.Gligorov,kishte dhënë urdhër për t’u hapur koridori i të ikurve nga dhuna për në Shqipëri.Kjo vërtet u provua të ndodhë edhe në realitet.Kur e marr lajmin se një numër i madh i autobusëve drejtohen për në Qafë Thanë,atëherë së bashku me një numër të aktivistave të devotshëm që tani nuk ua përmend emrin,jemi nisur me shpejtësi dhe kemi mbërri përpara kufirit, për ta ndërprerë egzodusin e familjarëve të lodhur dhe sfilitur nga rruga.Vlen të potencohet se këtë koridor e drejtonte policia republikane,dhe për ta ndërprer këtë mision të tyre është dashur të përballemi edhe brutalisht me ta.Nga aj moment autobusët i kthejmë për në Strugë dhe i sjellim aty ku tani na pritshin qindra qytetarë,që kishin dalur krahë hapur për ti pritur vëllezërit dhe motrat e tyre nga Kosova.Tani ishte koha që ne si degë e Pdsh,së bashku me strukturat tjera lokale të bëjmë hapin e rradhës.Me iniciativë timen dhe bashkëpunetorëve të mi organizuam një takim ku i ftuam:Subjektet politike të kohës,shoqata humanitare,asociacione të ndryshme dhe Bashkesinë Islame ne Strugë.Mbas disa takimeve në konsultim e sipër ramë dakord që të propozojmë kryetar Keshilli për Emergjencë në nivel të qytetit,pastaj në nivel të gjitha bashkësive lokale nga treva e Strugës.Nga aktivi pjesmarrës propozuam person jashtë subjekteve politike,sepse na duhej impenjim gjithëpërfshirës dhe i suksesshëm.Bëmë në mënyrë të shkelqyeshme detyrën që duhej bërë,sistemuam dhe akomoduam mbi 13700 të përzënë dhunshëm nga Kosova.Duhet bërë gjithçka ka nevojë kombi në luftë dhe në paqe.E kemi për detyrë që brezave t’u përcjellim mesazhe ngjarjesh dhe histori krenarie,sepse vetëm ashtu mund të kemi si komb,përparim dhe zhvillim,duke mos harruar asnjëherë të kaluarën e lavdishme të shumë dëshmorëve të kombit,që dhanë jetën për liri dhe mëvetsi të çështjes shqiptare.Janë këta disa grimca ngjarjesh dhe historishë që nuk duhet harruar por të kujtohen prore dhe me krenari,pa përmendur emra të vecantë sepse jane shumë dhe do të duhet të përshkruhen secili me emër dhe mbiemër në një libër(monografi) enkas për këto ngjarje sa të dhimbshme aq edhe të lavdishme!