Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit nëntor të vitit 2022 janë dhënë 354 leje ndërtimi, që është për 12.8 për qind më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 8 935 801 mijë denarë, që është për 6.7 për qind më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim, 156 (44.1 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 119 (33.6 %) janë për objektet e ndërtimit të ulët dhe 79 (22.3 %) objektet për rikonstruim.
Nga gjithsej 354 objekte, te 176 (49.7 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 178 (50.3 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste. Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 621 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 53 383 m2.