Shpenzimet për jetesë në vitin 2022 në RMV u rritën për 14.2%

Shpenzimet për jetë në vitin 2022 krahasuar me vitin paraprak u rritën për 14.2 %, ndërsa çmimet me pakicë për 12.6 %. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave në dhjetor të vitit të kaluar, në krahasim më muajin nëntor, shpenzimet për jetë janë ulur për 0.2, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 0.7 për qind.

Rritje më e theksuar është vërejtur te ushqimi dhe pijet joalkoolike për 20.9 %, për transport 19.5 %, restorante dhe hotele për 15.5 %, shpenzimet për banim, faturat e ujit, energjisë, gazit dhe derivateve të tjera janë rritur për 13.3 %. Rritje e çmimeve me pakicë është vërejtur te prodhimet ushqimore industriale për 20.1 %, prodhimet bujqësore për 16.0 %, pije dhe shërbime për 8.3 %. Indeksi i shpenzimeve për jetë në dhjetor të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021 ka shënuar rritje prej 18.7 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar rritje prej 15.1 %.