Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit, pasi që në automjetin e tyre kishin të ngarkuar mallra të ndryshme pa dokumentacionin përkatës.
Rasti kishte ndodhur dje pasdite në fshatin Seqisht të Hanit të Elezit, ku mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.