Për herë të parë për kërcënime terroriste, opinioni kuptoi nga Presidenti Stevo Pendarovski i cili në fjalimin e fundvitit në Kuvend, tha se pas të dhënave të marra nga NATO-ja, viteve të kaluara, së paku për tri herë ishin parandaluar sulme terroriste në faza përgatitore që janë zhvilluar jashtë territorit të vendit.
Detaje për sulme, në cilët vende janë përgatitur dhe qëllimi i tyre, siç njofton KlanM, nuk u dhanë nga Presidenti Pendarovski, por vetëm se NATO, aktivisht ndihmon në pjesën e kërcënimeve hibride nga terrorizmi, para së gjithash që lidhen me të kthyerit nga luftërat në Lindjen e Afërt.
Sic njofton REL, sulmet e para të planifikuara ishin parandaluar gjatë vitit 2020 kur ishte shkatëruar një celulë terroriste që kishte për qëllim të kryejë akte terroriste në lokalitete të caktuara në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë parandalimit të këtij aksioni, siç thuhet, në bashkëpunim me shërbimet e aleatëve, ishin arrestuar dhe dënuar për terrorizëm tre banorë të Kumanovës, që kishin organizuar celulën sipas ideologjisë së ISIS-it.
Në vitin 2021, siç percjell KlanM, Agjencia për Kundërzbulim kishte paralajmëruar për veprimin e celulave autonome të organizatave terroriste në rajonet e krizës – Siri dhe Irak, që kanë kryer rekrutimin e personave dhe planifikimin e akteve terroriste në vendet e Ballkanit dhe të BE-së.
Pa përmendur se ku, në disa vende fqinje, nga Agjencia thonë se celulat ishin shkatëruar gjatë disa aksioneve policore kurse pjesëtarët e tyre ishin arrestuar.
Në vitin e njëjtë, shërbimet e sigurisë, siç njofton Radio Evropa e Lirë, pas informacioneve të intelegjencës është parandaluar një sulm vetëvrasës që e kishte planifikuar një ish i dënuar.
“Agjencia për kundërzbulim dhe kontribut në procedin e detektimit të aktivitetit të shtetasit të huaj, pjesëtar i grupit fetar-radikal dhe ish-I dënuar, që kishte planifikuar sulm terrorist. Sulmi duhej të kryhej ndaj një objekti komercial në vendin tonë dhe në fqinjësi, por me kohë ishte parandaluar nga organet e sigurisë”, thonë për REL nga Agjencia për Kundërzbulim.
Për momentin në Maqedoninë e Veriut ka 70 deri 80 të kthyer nga luftërat, kurse 5 shtetas të vendit ende gjenden në rajonin e krizës në Siri, ka thënë për REL, koordinatori kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, Alatko Apostoloski.
Aksionet e mëdha të fundit antiterroriste në vend, sic njofton KlanM, ishin zbatuar në Gusht dhe Dhjetor të vitit 2020, kur në Shkup dhe në Kumanovë ishin arrestuar 11 shtetas të RMV-së.
Të dhënat gjyqësore thonë se 30 persona janë dënuar me burg prej 6 deri 9 vite, dënime këto sipas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal. Me ligjin paraprak, një pjesë e të dënuarve për pjesëmarrje në formacione të huaja paraushtarake, dolën nga burgu pas dy viteve.
Vitin e kaluar, sic njofton KlanM, për herë të parë, Qeveria publikoi listën me emra të 15 shtetasve të RMV-së që ishin dënuar financiarisht për shkak të pjesëmarrjes në formacione paraushtarake në Siri dhe Shtetin Islamik. Me këtë u ndalohet shfrytëzimi, transferi ose lloj tjetër dispozicioni me prona si dhe ndalimi I vendosjes apo vazhdimit të marrëdhënieve afariste.