Rreth 250 milionë euro për Korridorin 8

Ndërmarrje publike për Rrugë Shtetërore në Programin për vitin 2023 për investime, pagesë të kredive dhe shpenzime projekton financa në shumë të përgjithshme prej 38.701 miliardë denarë (629.284.552 euro), që duhet të mbulohen në bazë të të ardhurave dhe derdhjeve nga kredi të huaja, si dhe me mjete nga Buxheti shtetëror. Të ardhurat e përgjithshme 11.193 miliardë denarë me ç’rast nga pagesa e taksave rrugore planifikon të grumbullojë 3.8 miliardë denarë, nga pjesa e pagesës së akcizës pesë miliardë denarë, nga kompensimi për taksë rrugore gjatë regjistrimit të automjeteve 2.3 miliardë denarë, ndërsa 93 milionë denarë në bazë të të ardhurave të tjera nga puna. Në bazë të kredive të huaja NPRRSH do të disponojë me 11.508 miliardë denarë nga Banka botërore 1.081 miliardë denarë, nga BERZH-i në shumë prej 4.427 miliardë denarë, dhe nga Eksim Banka prej 6 miliardë denarëve.

Në derdhjet dhe të ardhurat e planifikuara të NPRRSH-së janë edhe 15 miliardë denarë (243 milionë euro) nga Buxheti i RMV-së për vitin 2023 përmes Ministrisë së Transportit, në pajtim me Ligjin për konstatim të interesit publik dhe nominim të partnerëve strategjik për projektin për ndërtim të Korridorit 8 infrastrukturor për akset e autostradave tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë dhe të Korridorit 10 për aksin në autostradën Prilep-Manastir.

Sipas programit vjetor të NPRRSH për vitin 2023, që është miratuar nga Qeveria, programi investues të kësaj ndërmarrje shtetërore është me shumë të përgjithshme prej 29.908.800.000 denarëve. Më pas, nga mjetet vetanake NPRRSH planifikon të investojë 3.400.800.000 prej të cilave 1.939.000.000 në ndërtim të rrugëve, ndriçim, sinjalizim, ura, tunele, si dhe pjesëmarrje vetanake në investime nga kredi të huaja. Për mirëmbajtje investuese të rrugëve ndërmarrja shtetërore do të shpenzojë 720 milionë denarë, për pagesa në bazë të eksproprijimit 200 milionë denarë, për projektim dhe mbikëqyrje 473.5 milionë, ndërsa do të investojë edhe 68 milionë denarë në pajisje dhe softuer. Në programin e ri NP për rrugë shtetërore për pagesë të kredive ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare planifikon 5.71 miliardë denarë, prej të cilave 780 milionë denarë janë për pagesë të normës së interesit, ndërsa 4.33 miliardë denarë në bazë të pagesës së pjesës kryesore.