Buxheti i Komunës së Strugës për vitin 2023 ka paraparë mjete financiare për trajtimin e qenëve endacakë

👉 Njoftim

Buxheti i ri i Komunës së Strugës, për vitin 2023, ka paraparë mjete financiare për trajtimin e qenëve endacakë dhe për këtë arsye, sot, në zyrën e kryetarit të komunës, z.Ramis Merko, në takim pune janë ftuar institucionet relevante që merren me këto çështje, me çka jemi të bindur se do të zvogëlohet numri i qenëve dhe në veçanti agresiviteti i tyre ndaj njerëzve.

Puna e parë që do të bëhet do të jetë kapja e qenëve femra (bushtrrave), më pas sterilizimi i tyre, që do të ndikojë ndjeshëm në lindshmërinë për së paku 16 herë më pak. Aktiviteti i radhës do të jetë kastrimi i qenëve mashkullorë dhe vendosja e vathëve apo çipave për t’i shenjuar si të tillë, disa prej atyre qenëve do të mbeten të izoluar derisa agresviteti i tyre të zvogëlohet ose humbet fare, kurse një pjesë e numrit të përgjithshëm të qenëve endacakë do të trajtohet sipas ligjeve aktuala në fuqi.

📢 Njëherit, i lusim të gjithë pronarët e qenëve shtëpiakë, të cilët i kanë lënë të lirë në rrugë apo që i mbajnë brenda pronës së tyre, që ta kufizojnë lëvizjen e qenëve sipas rregullave të përcaktuara, sepse në të kundërtën do të ballafaqohen me gjoba të larta.

Theksojmë fuqimisht se Komuna e Strugës është shumë serioze në realizimin e kësaj detyre dhe prandaj suksesi do të jetë i menjëhershëm. Apelojmë dhe lusim që qytetarët të jenë shumë syhapur kur bëhet fjalë për prurjet e qenëve endacakë nga komunat tjera dhe t’i fotografojnë automjetet (veturat, furgonët, kamionët) që i zbarkojnë këta qenë endacakë dhe këto fotografi të dorëzohen urgjentisht në Komunë ose në Polici.

Komuna e Strugës ka bërë kërkesë te organet kompetente që të jenë në detyrë 24/7 dhe ta kontrollojnë këtë gjendje, kurse në të njëjtën kohë kërkojmë edhe zbatimin e gjobave ligjore, të cilat janë shumë të larta. Nuk do të tolerojmë askënd që i thyen ligjet për mbrojtjen e kafshëve dhe për shëndetin e qytetarëve tanë.

Komuna e Strugës

—————

👉 Известување

Во новиот буџет на општина Струга, за 2023 година, се предвидени финансиски средства за третирање на кучињата скитници и поради оваа причина денеска во кабинетот на градоначалникот на општината, г-дин Рамис Мерко, на работна средба се поканети надлежни институции кои се занимаваат со овие прашања, со што сме убедени дека ќе се намали бројот на кучињата скитници и особено нивната агресивност кон луѓето.

Првата работа што ќе се направи ќе биде фаќањето на женските кучиња (кучки), потоа нивна стерилизација, што значително ќе влијае на наталитетот за најмалку 16 пати помалку. Следната активност ќе биде кастрација на машките кучиња и поставување на обетки или чипови за да се обележат како такви, некои од тие кучиња ќе останат изолирани додека нивната агресивност не се намали или целосно не се изгуби, додека дел од бројот на кучињата ќе се третираат според важечките закони.

📢 Воедно, ги молиме сите сопственици на домашни кучиња кои ги пуштаат на улица или кои ги чуваат во својот имот, да го ограничат движењето на кучињата според утврдените правила, бидејќи во спротивно ќе се соочат со високи глоби.

Силно нагласуваме дека Општина Струга е многу сериозна во извршувањето на оваа задача и затоа успехот ќе биде непосреден. Апелираме и бараме од граѓаните доколку приметат дотур на на кучиња скитници од другите општини, да ги сликаат возилата (автомобили, комбиња, камиони) кои ги истоваруваат овие кучиња скитници и овие слики итно да се достават до општина или до полиција.

Општина Струга побара од надлежните органи да дежураат 24/7 и да ја контролираат оваа состојба, а воедно бараме и спроведување на законските казни кои се многу високи. Нема да толерираме никој што ги прекршува законите за заштита на животните и за здравјето на нашите граѓани.

Општина Струга