Toka mund të jetë e mrekullueshme, por shkencëtarët deri më tani kanë zbuluar disa botë që mund të jenë edhe më të mira për jetën. Për shembull planeti KOI 5715.01.
Shumica e pretendentëve në këtë listë të planetëve të banueshëm nuk janë ata që mund t’i vizitoni së shpejti. Vendin më të lartë e mban një planet 3000 vite dritë larg Sistemit tonë Diellor. Ai ekziston në brezin e banueshëm të yllit të tij. Kështu, kushtet nuk do të ishin shumë të nxehta apo shumë të ftohta për të ekzistuar në sipërfaqen e tij një përbërës kyç që mban jetën – uji i lëngshëm.
Shkencëtarët kanë zbuluar tre planetë të tjerë që ata i konsiderojnë më të përshtatshëm për jetë sesa Toka jonë. Këta janë planetët e quajtur Kepler-69 c, Kepler-1126 b dhe SPECULOOS 2c.
Dhe jo vetëm që këta katër planetë janë të shkëlqyeshëm për jetë, por ka gjithashtu një probabilitet të lartë që të ketë një formë të organizmave të gjallë në to tani. Kjo, megjithatë, nuk është konfirmuar, dhe duke pasur parasysh distancën, nuk ka gjasa të konfirmohet së shpejti. Por probabiliteti është vërtet i lartë.