Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia po planifikon një fushatë të zgjatur sulmesh me dronë. Zelensky u shpreh se kishte marrë raporte të inteligjencës që sugjeronin se Moska do të niste sulmet duke përdorur dronët Shahed të prodhuar nga Irani.
Në një deklaratë nga Kievi, Zelensky tha se Rusia planifikoi të “shkatërrojë” Ukrainën me një valë të zgjatur sulmesh me dron.
“Ne duhet të sigurojmë dhe do të bëjmë gjithçka që ky synim i terroristëve të dështojë si gjithë të tjerët, Tani është koha kur të gjithë ata që janë të përfshirë në mbrojtjen e qiellit, duhet të jenë veçanërisht të vëmendshëm“, u shpreh ai.
Deklarata e Zelenskyt vjen pasi Ukraina kreu një sulm ku, sipas tyre u vranë qindra ushtarë rusë në rajonin e Donbas.
Në një pranim jashtëzakonisht të rrallë të humbjeve në fushën e betejës, Rusia tha se sulmi vrau 63 nga trupat e saj, por duke kundërshtuar deklaratën e Ukrainës se numri i viktimave ishte 400 trupa ruse./ BBC