VITI RI- ME HALLET E VJETRA!

VITI RI- ME HALLET E VJETRA!
Kanë mbetur edhe pak orë për ta hequr fletën e fundit prej kalendarit të vjetër. Viti i ri nuk do të jetë viti i ndryshimeve radikale ,por një fillim i ri, një vazhdim i halleve të vjetra me shpresa të reja. Viti i vjetër shkon , por do të mbeten gjurmat e këtij viti në formën e përjetimeve të mira ose të këqia në memorien individuale dhe kolektive. Për optimistët viti i vjetër ka qenë vit i sukseseve, për pesimistët vit i dëshprimeve, për të sëmurit i lodhshëm, për të dashuruarit vit me shumë emocione. Nata e vitit të ri njerëzit i fut në një opinion të përbashkët përmes urimeve të ndërsjellta, takimeve personale dhe kontakteve virtuale. Është festa univerzale e globit me mesazhe të njëjta te të gjithë popujt, shtetet dhe racat ! Në natën e viti të ri gëzohen të gjallit , të moshuarit dhe fëmijët, të pasurit dhe të varfërit, i gëzohen të gjithë ato që kanë kaluar një vit me familjen e buzëqeshur ! Në çdo vit të ri kultivohen shpresat e njerëzve se çdo ditë në vitin e ri , do të jetë një ditë ”magjike” , me shumë çaste të këndshme!
Uroj që viti i ri, të nis me forca dhe ide të reja, me vetbesim, me shëndet dhe optimizëm. Uroj që çdo fletë e kalendarit të plotësohet me mbresa të thella nga lumturia spontane! Gëzuar vitin e ri, me të gjitha bukurit e jetë!

-Prof.Muhamet Borova