Zyrtarët kinezë duhet të ndajnë më shumë informacion në kohë reale për COVID-in në vend pasi infeksionet janë duke u rritur, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Shumë nga kufizimet e rrepta janë hequr gjatë javëve të fundit, por rastet janë rritur dhe disa vende tani po kontrollojnë udhëtarët nga Kina, shkruan BBC.
Zyrtarët e OBSH-së thonë se duan të shohin më shumë të dhëna për shtrimet në spital, pranimet në njësinë e kujdesit intensiv dhe numrin e vdekjeve.
Shtetet e Bashkuara, Spanja, Franca, Koreja e Jugut, India, Italia, Japonia dhe Tajvani kanë vendosur të gjitha teste Covid për udhëtarët nga Kina.
Kina po raporton rreth 5 000 raste në ditë, por analistët thonë se numra të tillë janë shumë të nënllogaritur dhe ngarkesa ditore e rasteve mund të jetë më afër një milion.
Spitalet janë të mbingarkuar dhe banorët po luftojnë për të gjetur ilaçe bazë, sipas raporteve./euronews.al/