Afate për uljen e çmimit të energjisë elektrike

Qeveria do t’u japë kohë kompanive të vogla deri në shkurt për të ulur çmimet që rritën për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike, pasi rregullatori njoftoi dje se do të ketë ulje prej 20 për qind për to. Bëhet fjalë për 70 mijë biznese mikro dhe të vogla, kryesisht nga aktivitetet e tregtisë, hotelierisë dhe shërbimeve. Nëse nuk veprojnë me etikë dhe nuk ulin çmimet në mënyrë arbitrare, do të ndërhyjnë inspektoratet, njofton Qeveria.

“Qeveria ka mekanizëm monitorues përmes inspektorateve kompetente se si lëvizin çmimet e shërbimeve dhe nëse percepton që tregtarët nuk ulin çmimet e produkteve të tyre, ka në dispozicion mekanizma për të kufizuar çmimet apo marzhet siç është bërë më parë. .” u shpreh Viktor Andonov, këshilltar i qeverisë për energjinë

Vendimi për uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël që janë në tregun e rregulluar është mirëpritur nga Oda e Zejtarëve. Për momentin nuk ka informacione se kur dhe nëse do të ulen çmimet që janë rritur për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike.

“Me çmimet e reja fitimin më të madh e kanë kompanitë e vogla. Për ta do të jetë më e lirë rryma, kështu që në vend të 17 denarë për kilovat orë do të paguajnë 13 denarë. Rryma e lirë do të kushtojë 10 denarë për kilovat”, Oda e Zejtarëve.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE akuzon se çmimi i tarifës së lirë pothuajse dyfishohet me rritjen e TVSH-së për energjinë elektrike. Kjo do të thotë se de facto nuk do të ketë ulje të çmimit final të energjisë elektrike.

“Si e ka llogaritur LSDM uljen e çmimeve kur nga të gjithë elementët që e formojnë çmimin do të ulet vetëm tarifa e transmetimit dhe shpërndarjes, ndërsa të gjithë elementët e tjerë do të rriten, përfshirë TVSH-në? Mbetet të presim fillimin e shkurtit, kur do të vijnë faturat e para të amvisërive dhe gënjeshtra e LSDM-së do të shpërthejë si flluskë sapuni”, DPMNE.

Një ditë më parë, rregullatori njoftoi se dy blloktarifat e para, ku bëjnë pjesë 98 për qind e amvisërive pas Vitit të Ri, do të kenë fatura thuajse identike, ndërsa për konsumatorët e vegjël, çmimi pretendohet të ulet me 20 për qind./Alsat.mk