Grubi bën publike vendimet e Qeverisë nga seanca e sotme e 115-ta

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 115-të me radhë ka marrë vendim për vazhdimin e kohëzgjatjes së masës për kufizimin e marzhit të produkteve ushqimore bazë.

Sipas Vendimit, kjo masë do të zbatohet deri më 30 prill 2023.

Lajmin e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Grubi ka dhënë sqarime të detajuara lidhur me vendimin e miratuar, teksa janë listuar dhe produktet tek të cilat vlen marzha.

Këto dhe vendime tjera, Grubi i ka bërë të ditur në postimin në vazhdim:

Nga seanca e 115-të e qeverisë:
Sollëm Vendim për ndryshimin e Vendimit për kushte të veçanta për tregtimin e mallrave të caktuar, me vendimin ngrirja e marzheve në shitjen e produkteve të caktuara vazhdon të zbatohet edhe pas datës 31 dhjetor, pra deri më 30 prill 2023. Përfshirja e masës vazhdon t’i referohet:
bukës së bardhë,
sheqerit të bardhë dhe
vaj luledielli ushqimor (pa vaj të shtypur të ftohtë),
me 5% marzh tregtar për shitësit me shumicë (dhe prodhues) dhe shitës me pakicë; si dhe për miellin e gruriit – lloji 400 dhe lloji 500, makarona dhe shpageta nga gruri i fortë, orizi i bardhë, qumështi i lopës me përmbajtje yndyre 2,8%, 3,2% dhe 3,5%, vezët, gjiza, djathi i bardhë i lopës dhe i përzier djathë i bardhë, kashkavall, kos me një marzh tregtar 10% për shitësit me shumicë (prodhuesit) dhe shitësit me pakicë.
E Miratuam programin e NPRSH,
Përcaktuam edhe tekstin e Propozimit për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kthimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar personave fizik, dhe
Teksti i Projektligjit për nënproduktet me prejardhje shtazore,
Shqyrtuam dhe miratuam Informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare me Bashkimin Europian për pjesëmarrje në programin e Unionit – Programi Europa Digjitale për periudhën 2021-2027.