Sirenat e alarmti janë dëgjuar sërish në të gjithë Ukrainën, sipa një mesazhi në Tëitter të postuar nga Nexta.
Alarmi vjen pasi forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetet në Ukrainën lindore dhe jugore. Ditën e djeshme, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Kievi duhet të pranojë kërkesat e Moskës për përfundimin e luftës ose përndryshe do të pësojë disfatë në fushën e betejës.
Këto kërkesa përfshijnë njohjen e Ukrainës për pushtimin e një të pestës së territorit të saj nga Rusia.
Rikujtojmë se 17 dhjetor, sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë Kievin, Lviv, Mykolaiv dhe Volyn.