Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi buxhetin për vitin 2023

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, sot pasdite, me 56 vota “për”, 30 “të përmbajtura” dhe një “kundër” e miratoi Buxhetin e plotësuar për vitin 2023. Qeveria dhe ministri i Financave Fatmir Besimi gjatë debatit vlerësuan se Buxheti është real dhe i zhvilluar dhe se do të ofrojë mbështetje për qytetarët dhe ekonominë, ndërsa vlerësimi i opozitës, siç paralajmëroi abstenoi, është se është shumë i gjerë dhe inflacionist dhe me deficitin dhe borxhin publik do të rritet.

Sipas ministrit Fatmir Besimi, buxheti është real dhe zhvillimor, ndërsa opozita e cila votoi e përmbajtur theksoi se me këtë buxhet do të rritet borxhi publik.

Në buxhetin e vitit 2023, rritja është parashikuar në 2.9 për qind dhe inflacioni 7.1 për qind. 

Të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, kurse shpenzimet në nivelin prej 324,8 miliardë denarë ose janë 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022. Deficiti buxhetor është në nivelin 4.6 për qind të PBB-së së planifikuar.

Për shpenzime kapitale janë planifikuar 48,9 miliardë denarë ose rreth 52,3 për qind më shumë krahasuar me planin për vitin 2022.