Çmimi i gazit kthehet në nivelet para pushtimit rus të Ukrainës

Çmimi i gazit vazhdon të shënojë rënie, falë kufirit të çmimit dhe rënies së kërkesës, dhe po shkon drejt niveleve të 23 shkurtit, para pushtimit rus të Ukrainës, sipas mediave të huaja.

Kontrata TTF, e cila qëndroi mbi pragun prej 90 euro të enjten, shënoi një rënie prej 4.2% në 88 euro për megavat orë.