Prof.Muhamet Borova: Sot me hapjen e qendrës për fëmijët me nevoja të veçanta fillon hapi i parë për botën e tyre më të mirë!

QENDRA E RE PËR FËMIJËT !
Sot në Strugë u hap qendra për kujdesin e fëmijëve me aftësi të kufizuara! Duke e parë buzëqeshjen në fytyrën e këtyre fëmijëve, njeriu për një moment e ndien gjithë gëzimin e jetës! Altruizmi është instrumenti më i rëndësishëm që e ndryshon “ kimin” e funksionimit të trupit dhe të mendjes! Qendra për fëmijët me nevoja të veçanta ka qenë ëndra e disa personave altruist që sot u bë realitet! Këto fëmijë me disponimin dhe sinqeritetin e tyre, kësaj qendre do ti japin ngrohtësi dhe gjallëri. Duke kaluar një pjesë të ditës bashkë me edukatoret e tyre përmes procesit shoqërimit do ti fitojnë përvojat e reja ndaj jetës dhe grupi të moshanikëve ! Qendra speciale për fëmijët u hap në bashkëpunim midis fondacionit CFDK dhe Komunës të Strugës, bëhet fjalë për një partneritet privato-publik . Qendra e re për kujdesin e fëmijëve është një trampolinë për zgjërimin e horizonteve të reja të këtyre fëmijëve dhe për hapjen e vizioneve të reja ndaj një ardhmërie më premtuese ! Të gjithë fëmijët që janë sistemuar në këtë qendër përmes kooperimit intenziv do të zhvillohen si personalitete që do të fokusohen në gjetjen e anëve të mira të jetës! Pikërisht sot në këtë qendër për fëmijët me nevoja të veçanta fillon hapi i parë për botën e tyre më të mirë.Energjia e tyre pozitive do ta hapë rrugën për ardhmërinë e tyre më të mirë. Besoj se cilsia e komunikimit midis edukatoreve dhe fëmijëve do ta krijojnë imazhin se këto fëmijë kanë aftësi për të përparuar si individ të fuqishëm, se suksesi është para tyre! Idetë fisnike, realizohen me punë fisnike. I shpreh mirënjohje personale vëllait tim Ergin Borova për jetësimin e idesë për funksionimin e kësaj qendre, mirënjohje kryetarit Ramiz Merko për përkrahjen materia dhe morale! Veprat humane edhe të verbërit i shohin!