Edhe 20 ditë pas subvencionimit të energjisë elektrike për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore, disa nga industritë e mëdha të bukës ende nuk i kanë ulur çmimet. Përfaqësues i Grupit të industrisë së miellit dhe furrave në Odën Ekonomike, Goran Malishiq, thotë se numri më i madh i industrive i kanë ulur çmimet, por disa kompanive u duhet më shumë kohë.
“Duhet të kalojë periudhë e kaluar që të implementohet gjithçka dhe të funksionojë në mënyrë normale. Ka edhe rezerva prej më herët, ka edhe shpenzime që duhet të bëhet që të vij deri tek normalizimi dhe stabilizimi i tregut. Kështu që pres se, siç jemi informuar 90% e tregut ka ulur çmimin, normalisht në mënyrë përkatëse, sepse nuk mundet ulja të jetë drastike, është ulje në harmonizim me uljen e çmimit të rrymës i cili është si shpenzim. Kështu që pritet që edhe ata që nuk e kanë bërë uljen ta bëjnë periudhën e ardhshme për një javë ose dy”, deklaroi Goran Malishiq, Industria e Miellit dhe furrave.
Qytetarët thonë diku vërejnë ulje të çmimit të bukës, e diku jo.
Thonë çmimi vazhdon të jetë i shtrenjtë për standardin e tyre.
“Shumë pak, në disa shitore, jo gjithkund, shumë pak. Për sa denarë kenë vërejtur ulje? Për dy denarë”.
“Buka çaj çmim që ka qen ai është, nuk ka ndryshim asgjë”.
“Kohëve të fundit kam blerë bukë në disa vende. Disa vende e kanë liruar, disa të tjera ende nuk kanë filluar. Zakonisht ku ka qenë çmimi 40 është bërë 35”.
“Ka, në furra ka, ja tani mora tani nga një firmë private më lirë është pak. Në gramë nuk e di se sa është, ndoshta edhe gramët i kanë ulur, tashmë fillojmë të dyshojmë”.
“Varet ku dhe si, po sot e kuptova se pak është liruar, unë gjithmonë e vlej në furrë se ka qen më lirë dhe tani u nise atje të marrë, por përsëri është i shtrenjtë”.
Nga 1 dhjetori filloi subvencionimi i energjisë elektrike për kompanitë në vendin të cilët merren me prodhimin e produkteve ushqimore. Nga Ministria e Ekonomisë njoftuan se një mijë kompani kanë të drejtë ta shfrytëzojnë këtë masë, por deri më tani e shfrytëzojnë vetëm 230 kompani. /Alsat.mk