Zelenksy: Energjia elektrike u është rikthyer gati gjashtë milionë banorëve

Energjia elektrike u është rikthyer gati gjashtë milionë banorëve pas sulmeve më të rënda me raketa ruse javën e kaluar, që synonin infrastrukturën energjetike të Ukrainës, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai tha se puna e riparimit po vazhdon,  duke iu referuar edhe sulmit terrorist të së premtes kur Rusia lëshoi më shumë se 70 raketa në Ukrainë. Zelensky i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i japë Ukrainës mjetet për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore në funksion të dëmtimit të rëndë, që do të thotë një sistem efektiv i mbrojtjes ajrore.  Sipas raporteve, miliona njerëz janë ende të prekur nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe kufizimet e tjera.

“Gjeni një mundësi për t’i dhënë Ukrainës një mbrojtje ajrore. Ju mund ta bëni këtë. Mbrojtje për popullin tonë, mbrojtje nga këto sulme terroriste ruse. Kur kjo të ndodhë, forma kryesore e terrorit rus, terrori raketor, do të bëhet e pamundur. Kjo do të thotë siguri për ukrainasit, siguri për miliona njerëz dhe një riorganizim strategjik i të gjithë situatës ushtarake. Sa më pak mundësi të ketë Rusia për terror, aq më shumë mundësi do të kemi për të rivendosur dhe garantuar paqen”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.