Skriningu me BE-në do të ngrejë shumë pyetje të cilave do të duhet t’u përgjigjen edhe autoritetet gjyqësore, thotë Kovaçevski

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja sot akuzoi Qeverinë se edhe gjyqësori edhe prokuroria janë rrënuar, ndërsa kryeministri Kovaçevski vazhdoi rrënimin aty ku e la paraardhësi Zoran Zaev. LSDM-ja dhe BDI-ja, thotë partia opozitare, ndërtuan karrierë dhe erdhën në pushtet me sloganin “Jo drejtësi, pa paqe”, por në fakt ata punuan në partizim dhe rrënim të gjyqësorit.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot përsëriti zhgënjimin e tij për anulimin e aktgjykimit të shkallës së parë për përgjimin masiv në rastin “Target-Tvrdina” dhe tha se kjo konfirmon besimin e ulët të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Ai tha gjithashtu se organet e drejtësisë do të duhet t’u përgjigjen shumë pyetjeve gjatë shqyrtimit dypalësh me BE-në në kuadër të procesit të negociatave.