Arrihet marrëveshja mes 4 vendeve për të hequr dorë nga energjia ruse

Udhëheqësit e Hungarisë, Rumanisë, Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit kanë finalizuar një marrëveshje për një kabëll elektrik nënujor që mund të bëhet një burim i ri energjie për BE-në në mes të një krize të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, sipas mediave të huaja.

Marrëveshja përfshin një kabllo që kalon në Detin e Zi që do të lidhë Azerbajxhanin me Hungarinë nëpërmjet Gjeorgjisë dhe Rumanisë.

Dakordësia mes vendeve ka ardhur pasi Hungaria, e cila ka lobuar shumë kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, po kërkon burime shtesë për lëndët djegëse fosile për të reduktuar varësinë e saj të madhe nga nafta dhe gazi rus.

Azerbajxhani planifikon të eksportojë energji elektrike përmes Gjeorgjisë, një kabllo nën Detin e Zi dhe më pas në Rumani dhe Hungari.

Zyra e presidentit rumun Klaus Iohannis tha në një deklaratë të premten se marrëveshja midis katër vendeve do të sigurojë “kornizën financiare dhe teknike” për projektin e kabllove elektrike nënujore, ndërsa rojekti do të synojë të diversifikojë furnizimet me energji dhe të rrisë sigurinë rajonale të energjisë.