Çmimet e naftës sërish ranë sot për shkak të shqetësimeve të kërkesës pas rritjes së normës nga Rezerva Federale e SHBA-së (FED) dhe forcimit të dollarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Nafta e papërpunuar standarde ndërkombëtare Brent u tregtua me 82,16 dollarë për fuçi mëngjesin e sotëm, duke pësuar rënie prej 0,65 për qind nga çmimi i mëparshëm prej 82,7 dollarësh.
Standardi amerikan West Texas Intermediate ra në 76,66 dollarë për fuçi, me një rënie prej 0,80 për qind nga 77,28 dollarë.
Siç pritej, FED rriti normën e saj të interesit me 50 pikë bazë të mërkurën, duke e rritur parashikimin e synuar midis 4.25 për qind dhe 4.5 për qind, që është rritja më e larti në 15 vitet e fundit.
Rritja e vlerës së dollarit amerikan ndikoi në çmimet e naftës, duke dekurajuar tregtarët nga përdorimi i monedhave të tjera dhe duke nxitur frikën e kërkesës së dobët.
Inventarët komercialë të naftës së papërpunuar në SHBA u rritën me 2.5 për qind gjatë javës së fundit sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Informacionit të Energjisë (EIA) të mërkurën vonë.
Inventarët u rritën me rreth 10.2 milionë fuçi në 424.1 milionë fuçi, pavarësisht pritshmërive të tregut për rënie prej rreth 3.9 milionë fuçi.