NPB Strugë jep detaje për dy raste bastisjesh në Strugë

Me datë 14.12.2022, oficerë policorë nga Njësia për Punë të Brendshme Strugë, me urdhër të gjykatës, kanë bastisur shtëpinë e D.U.(47) nga Struga dhe kanë gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhuri të bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet padi e duhur . SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami

Me datë 14.12.2022 në Strugë, zyrtarë policorë nga Njësia për Punë të Brendshme Strugë kanë privuar nga liria RO (60) nga Struga. Gjatë bastisjes me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij, oficerët e policisë gjetën dhe konfiskuan marihuanë . Ai është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet padi e duhur! SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami