Alarmi për ‘gripin e devesë’ pas Kupës së Botës, më vdekjeprurës se Covid-19
Autoritetet shëndetësore janë në gatishmëri, në mbarë botën, për ata që kthehen nga Kupa e Botës në Katar, pasi ekziston rreziku i sjelljes së ” gripit të deveve” në vendet e tyre, një infeksion respirator i shkaktuar nga virusi i sindromës së frymëmarrjes së mesme Lindore (MERS).
Zyrtarët shëndetësorë u bëjnë thirrje mjekëve që të jenë veçanërisht të kujdesshëm me personat që kanë simptoma të frymëmarrjes, kollë dhe temperaturë.
MERS u identifikua për herë të parë në Arabinë Saudite në vitin 2012 dhe konsiderohet më vdekjeprurës se COVID-19. Më shumë se një e treta e pacientëve të tij thuhet se vdesin, krahasuar me më pak se 4% të pacientëve me Covid.
Pacientët mund të infektohen pas kontaktit të ngushtë me devetë ose duke konsumuar produkte me prejardhje nga deveja, p.sh. qumësht deveje i papasterizuar.
Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se ekziston rreziku i “transmetimit nga personi në person”.
Paralajmërimet vijnë pas një rritje të numrit të rasteve të MERS në të gjithë botën. Sipas shifrave të UKHSA, 2600 raste të konfirmuara nga laboratori të MERS-CoV dhe 935 vdekjeve të lidhura u raportuan në mbarë botën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga prilli 2012 deri në tetor 2022.