Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet i dobët me magnitudë 2.1 ballë të shkallës Rihter ka tronditur Maqedoninë në orën 10:43. Tërmeti është regjistruar në Gostivar, afër Mavrovës në kufirin e RMV-së me atë të Shqipërisë.

Siç shkruan EMCC, tërmeti ka qenë në një thellësi prej 4 km.

Gjithashtu, një tërmet me magnitudë 5.6 është regjistruar sot në Kili, raporton Reuters, duke iu referuar Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Epiqendra e tërmetit ishte 113 kilometra në juglindje të qytetit të Kalama dhe në një thellësi prej 174 kilometrash.