Policia austriake arriti të binte në gjurmët e një bandë droge nga Ballkani që shisnin drogë në Europë
Njësia për luftimin e krimit në rrugë, pas një hetimi intensiv, arrestoi tre persona të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike.
Ata janë shtetas të Bosnjë-Hercegovinës, Hungarisë dhe Kroacisë, të cilët u arrestuan në lagjen 14 të Vjenës (Pencing).
Të arrestuarve iu gjetën 11.3 kilogramë kokainë, vlera e së cilës llogaritet rreth 1.5 milionë euro, si dhe para të gatshme në shumën prej 8.990 euro.
Gjithashtu u gjet një armë me numër serie të hequr dhe një automjet i përdorur për kontrabandë droge.
Nga hetimet rezultoi se dy të arrestuarit transportonin drogë nga Hamburgu në Vjenë dhe më pas e ruanin në bodrumin e shtëpisë së anëtarit të tretë të bandës.
Gjysma e totalit prej 11.3 kilogramësh kokainë u gjet në bodrum, ndërsa pjesa tjetër në një makinë dhe në një çantë shpine, njoftoi policia.